Haydar Hadi
14 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
BAGDAD (AA) – Milicia shiite Hashdi Shabi njoftoi se ka filluar faza e tretë e operacionit të çlirimit të qytetit irakian Mosul nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Hashdi Shabi, Ahmed Esedi bëri të ditur se ka filluar faza e tretë e aksionit në perëndim të Mosulit. Sipas tij, ata do të vazhdojnë veprimet e tyre dhe detyrat ushtarake.
Nga shërbimi për media të Hashdi Shabi u njoftua se në kuadër të aksionit të lartpërmendur nga DEASH-i është çliruar fshati Um Hijare el-Ulya në perëndim të Mosulit, dhe në godinat e institucioneve qeveritare janë vendo flamujt irakian.
Operacioni për çlirimin e Mosulit filloi më 17 tetor dhe po zgjat prej 29 ditësh.