Emre Aytekin
25 Janar 2021•Përditësim: 25 Janar 2021
Pretendohet se ushtarët kinezë dhe indian u përleshën përsëri në zonën kufitare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat në Indi njoftuan se 3 ditë më parë në kalimin kufitar, Naku La, që gjendet në shtetin Sikkim të Indisë mes Nepalit dhe Butanit, janë plagosur ushtarë nga të dyja palët.
Më herët në qershor të 2020 palët u përleshën në luginën Galwan në kufirin veriperëndimor Ladakh, ku patën humbur jetën 20 ushtarë indianë.
Mes dy vendeve shkaktohen debate për sovranitet në pjesën më të madhe të vijës kufitare prej 3.500 km mes Kinës dhe Indisë.
Territorin prej 90 mijë km katror në rajonin Arunachal Pradesh të Indisë, Kina e emërton si "Tibeti Jugor" dhe pretendon të drejta, ndërsa qeveria e New Delhit mbron idenë e saj se Kina ka pushtuar një territor 38 mijë km katror që përfshin edhe pllajat Aksai Chin.
Palët nuk kanë mundur të zgjidhin mosmarrëveshjet për sovranitet pavarësisht bisedimeve që kanë kryer prej shumë vitesh. Çështja në fjalë kohët e fundit ka shkaktuar rritjen e mëtejshme të tensionit Pekin-New Delhi.
Tensionet me burim për të drejtat e sovranitetit në kufirin mes dy vendeve u përshkallëzuan edhe në vitin 2017.