Gülbin Yıldırım
28 Prill 2017•Përditësim: 28 Prill 2017
WASHINGTON (AA) - Alexander Acosta, pas votimit në Senatin amerikan me 60 “pro” dhe 38 “kundër” u zgjodh ministri i ri i Punës së SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Acosta, i cili më parë ishte në detyrë edhe në qeverisjen e George W. Bush, ishte personi i fundit që priste miratim në kabinetin e Donald Trumpit. Pas emërimit të Acostas, kabineti i përbërë nga 15 ministra të presidentit Trump u kompletua para se qeverisja e re ta përfundojë 100 ditëshin e parë të saj.
Acosta, i cili së fundmi ishte në detyrë si Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit Ndërkombëtar të Floridas, është i vetmi “hispanik” në kabinetin e Trumpit.