Bota

Komandanti libian hedh poshtë marrëveshjen e Haftarit për prodhimin e naftës

Mediat lokale libiane raportuan se marrëveshja midis Haftarit dhe Maiteeq u arrit në kryeqytetin rus Moskë

Ekip  | 19.09.2020 - Përdıtësım : 21.09.2020
Komandanti libian hedh poshtë marrëveshjen e Haftarit për prodhimin e naftës

Tripoli

Komandanti i ushtrisë së Libisë, Osama Juili sot hodhi poshtë marrëveshjen e njoftuar nga komandanti puçist Khalifa Haftar dhe Ahmed Maiteeq, nënkryetari i Këshillit Presidencial Libian, mbi rinisjen e prodhimit të naftës pas një ndërprerjeje 8-mujore, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Hedhim poshtë marrëveshjen Haftar-Maiteeq mbi prodhimin e naftës", deklaroi gjeneral majori Juili, komandanti i Zonës Ushtarake Perëndimore, për televizionin privat të Libisë "Al-Ahrar".

"Çdo marrëveshje e paparalajmëruar do të jetë e destinuar të dështojë", tha Juili duke shtuar se do të presë të shohë reagimet e anëtarëve të Këshillit Presidencial dhe Parlamentit me bazë në Tobruk mbi marrëveshjen.

Të premten, Haftari tha se milicia e tij do të lejojë prodhimin e naftës dhe rifillimin e punës pas bllokadës 8-mujore. Maiteeq, nga ana e tij, tha se do të formohet një komitet për të siguruar shpërndarjen e drejtë të të ardhurave të naftës.

Menjëherë pas njoftimit të Haftarit, zëdhënësi i tij Ahmed al-Mismari tha se është arritur marrëveshje me Maiteeq.

Mediat lokale libiane raportuan se marrëveshja midis Haftarit dhe Maiteeq u arrit në kryeqytetin rus Moskë.

Nuk pati asnjë koment nga qeveria libiane me bazë në Tripoli rreth njoftimit.

Korporata Kombëtare e Naftës e Libisë vlerëson se bllokada e vendosur ndaj impianteve të naftës i ka kushtuar Libisë 10 miliardë dollarë humbje. Korporata Kombëtare e Naftës refuzon çdo "politizim të sektorit të naftës".

Libia është zhytur në konflikt të brendshëm pasi operacionet e NATO-s çuan në rrëzimin e ish-udhëheqësit disa dekadësh Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Qeveria e re u themelua katër vjet më vonë në vitin 2015 nën marrëveshjen e udhëhequr nga OKB, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjatë deri më tani kanë dështuar për shkak të sulmeve të komandantit jolegjitim Khalifa Haftar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.