Jeyhun Aliyev
19 Shtator 2020•Përditësim: 20 Shtator 2020
Një sulm i mundshëm terrorist u pengua sot ndërsa autoritetet kapën një automjet të ngarkuar me eksploziv në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një automjet i gjetur në rajonin Afrin të Sirisë ishte pajisur me 75 kilogramë eksploziv të lidhur me celularë për shpërthim nga distanca, thuhet në një deklaratë nga Zyra e guvernatorit të provincës jugore Hatay të Turqisë.
Policia në Afrin mori raporte të inteligjencës se një automjet i mbushur me bombë i përgatitur në rajonin Tal Rifat, nën kontrollin e organizatës terroriste PYD/YPG/PKK, u dërgua në zonën e operacionit "Dega e Ullirit" në Afrin për një sulm ndaj forcave të sigurisë ose civilëve, thuhet në deklaratë.
Eksplozivët u vendosën nën ulëset dhe në bagazhin e automjetit, i cili u gjet e braktisur në fshatin Mazra të Afrinit, shtohet më tej.
Sipas deklaratës, eksplozivët, të cilët ishin të lidhur me dy telefona celularë për t'u shpërthyer nga distanca, u çmontuan në mënyrë të sigurtë nga personeli i sigurisë.
Turqia e ka pastruar Afrinin nga terroristët e YPG/PKK-së. Turqia ka nisur 3 operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë që nga viti 2016 për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019).
Megjithatë, grupi vazhdon të sulmojë nga rajonet Sir Rifat dhe Munbixh të Sirisë, duke synuar shpesh zonat Jarabulus, Azaz dhe Afrin, sipas burimeve lokale të sigurisë.
Ata nuk marrin përgjegjësinë e sulmeve pasi ato përfundojnë duke dëmtuar civilët, thanë burimet.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.