Kleriku që jeton afër Papës rezulton me koronavirus
Kleriku jeton prej vitesh në shtëpinë e Shën Martës, në qytetin e Vatikanit, sipas mediave lokale

Ankara
Një klerik që jeton në të njëjtën rezidencë me Papa Françeskun ka rezultuar pozitiv me koronavirus, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai jeton prej vitesh në shtëpinë e mysafirëve në Shën Marta, ngjitur me Shën Pjetrin në qytetin e Vatikanit, që ndodhet brenda Romës, ku Papa Françesku jeton që kur mori detyrën në vitin 2013, tha e përditshmja italiane "Il Messaggero".
Sipas "Il Messaggero", në këtë vend është bërë një dezinfektim i përgjithshëm.
Zëdhënësit e Vatikanit ende nuk e kanë konfirmuar rastin.
Koronavirusi i ri, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi.
Më shumë se 472 mijë njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë, ndërsa 21.300 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 114.800 janë shëruar, njofton Universiteti amerikan "Johns Hopkins".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.