Ali Murat Alhas
10 Mars 2020•Përditësim: 10 Mars 2020
Numri i njerëzve që kanë humbur jetën në Kinë për shkak të koronavirusit është rritur në 3,139, bëri të ditur sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 17 persona humbën jetën në Kinë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 19 raste të reja u regjistruan në epiqendrën e shpërthimit.
Aktualisht ka 80,754 raste të regjistruara në Kinë me 4.794 në gjendje të rëndë, veçanërisht, 16.982 njerëz janë në spitale për vëzhgim.
Nga ana tjetër, numri i njerëzve që humbën jetën pasi u shemb një hotel i karantinuar në provincën Fujian u rrit në 18.
Autoritetet lokale theksuan se 12 persona u bllokuan nën mbeturina.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), numri global i vdekjeve nga koronavirusi është rreth 3.800 me rreth 100,000 raste të konfirmuara që kur COVID-19 u shfaq në Kinë në dhjetor.