Tevfik Durul
31 Maj 2018•Përditësim: 31 Maj 2018
PEKIN (AA) - Në një televizion lokal në Guangxi Zhuang në jug të Kinës, në fillim të qershorit një robot i mençur do të nisë punën si moderator, raporton Anadolu Agency (AA).
Roboti me peshë 29 kilogram dhe me lartësi prej 1.21 metra nga 6 qershori do të punojë si moderator në televizionin Nanning. Ai do të udhëheqë një program të ri në TV lokale. Roboti i quajtur Cao Ning Siaobay gjithashtu mund edhe të vallëzojë ndërsa me bateri mund të punojë deri në 12 orë.
Autoritetet e Kinës konsiderojnë se industria e inteligjencës artificiale është një forcë e re lëvizëse.