Tevfik Durul
09 Shkurt 2016•Përditësim: 09 Shkurt 2016
SHANGAI (AA) - Në Kinë kremtohet me entuziazëm Viti i Ri Kinez ndryshe i njohur edhe si Festa e Pranverës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas kalendarit lunar të Kinës, vendi duke e lënë pas "vitin e deles" më 8 shkurt fillon "viti i majmunit", ku qytetarët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë festën zyrtare 7 ditore i kanë mbushur vendet e argëtimit. Rajoni Yuyuan në Shanghai i cili ndryshe njihet edhe si kopshti imperial vizitohet intensivisht.
Kinezët e të gjitha moshave blejnë sende, fotografohen familjarisht para figurave të majmunëve të larmë. Në disa vende, ku ka ndërtesa me karakteristika të arkitekturës kineze dhe rruga të ngushta vjen deri tek rrëmuja për shkak të dyndjes së vizitorëve.
Në metropolet si Shanghai, lokomotiva ekonomike dhe finance e vendit dhe kryeqyteti Pekin vërehen radhë të gjata të njerëzve të cilët dëshirojnë ta kremtojnë festën me familjet dhe miqtë e tyre në vendet turistike, zbavitëse, restorante dhe kafene.
Festa më e rëndësishme tradicionale e Kinës, Viti i Ri Kinez erdhi në një kohë kur njerëzit mund të kalojnë çaste të mira me familjet dhe miqtë e tyre, në vendin ku kushtet e punës bëhen gjithnjë e më të rrepta.
Sipas kalendarit me 12 kafshë të përdorur nga ana e kinezëve ky vit kremtohet si "Viti i Majmunit" dhe çdo vit emërtohet me një kafshë e cila gjendet në atë kalendar. Për shkak se kalendari kinez përcaktohet sipas lëvizjeve të hënës, viti i ri çdo vit ndryshon. Viti i Majmunit do të përfundojë më 27 janar 2017.
Viti i Ri Kinez kremtohet në disa shtete aziatike siç janë: Malajzia, Indonezia, Tajlanda dhe Japonia.