Aldıjana Hadzıc
24 Prill 2018•Përditësim: 25 Prill 2018
GUANGZHOU (AA) – Në qytetin Guangzhou të Kinës është instaluar një automat për shitjën e automjeteve përmes së cilës mundësohet blerja e tyre pa kontakt me agjentin e shitjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konstruksion prej pesë katësh mund të parkohen 42 automjete. Sistemi u mundëson blerësve që përmes një aplikacioni në telefonat e mençur për një kohë të shkurtët të testojnë dhe të blejnë automjetin e përzgjedhur.
Kompania Alibaba në fund të vitit të kaluar njoftoi instalimin e automateve për shitjen e automjeteve, të cilat me gjasë mund t'i shfrytëzojnë vetëm klientët e përzgjedhur.
Kinë, instalohet automat për shitjen e automjeteve
Në qytetin Guangzhou të Kinës është instaluar një automat për shitjën e automjeteve përmes së cilës mundësohet blerja e tyre pa kontakt me agjentin e shitjes. ( Stringer - Anadolu Agency )
24.04.2018 Stringer
1 / 26