Tevfik Durul
11 Mars 2018•Përditësim: 11 Mars 2018
PEKIN (AA) – Në Kinë është miratuar ndryshimi kushtetues i cili parash heqjen e afatit kohor prej 10 vitesh i cili zbatohet për presidentin dhe zëvendës presidentin e shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Me ndryshimin kushtetues i cili u miratua në votimin e zhvilluar në Kongresin Kombëtar Popullor të Kinës, organi më i lartë legjislativ në vend është hapur rruga që presidenti Xi Jinping të vazhdojë detyrën e tij edhe pas përfundimit në vitin 2023.