Ayşe Doğru
12 Prill 2018•Përditësim: 13 Prill 2018
ANKARA (AA) - Një foshnjë në Kinë ka lindur 4 vjet pas vdekjes së prindërve të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC, çifti kinez Shen Jie dhe Liu Xi të cilët ishin duke marrë trajtim të infertilitetit, kanë ngrirë 4 embrione për të patur një fëmijë me anë të fekondimit in vitro.
Çifti 5 ditë pas transmetimit të njërit nga embrionet humbi jetën në një aksident rrugor në vitin 2013.
Pas kësaj familjet e çiftit nisën betejën ligjore për të fituar kujdestarinë e embrionëve dhe lejen për përdorimin e tyre.
Pasi familjet fituan betejën ligjore e cila ka zgjatur 3 vite shkuan në Laos ku gjetën një nënë surrogate me arsyen se në Kinë nuk është e lejueshme.
Embrioni në Laos u transmetua në mitrën e nënës surrogate. Ndërsa nëna surrogate gjatë shtatzënisë së saj qëndroi në Kinë me vizë turistike në dhjetor të vitit 2017, ku edhe lindi foshnjën të cilën e emërtuan Tiantian (I ëmbël).
Ndërkohë gjyshi dhe gjyshja për të marrë kujdestarinë e Tiantian u detyruan të bëjnë testin e ADN-së.
Gjyshja e foshnjës tha se nipi i saj vetëm në sy i ngjan nënës së tij ndërsa në përgjithësi babait.
Familja e Tiantian kanë vendosur që të mos tregojnë se si ka ardhur në jetë ai deri në një moshë të caktuar.