Mahmut Atanur
05 Shkurt 2019•Përditësim: 05 Shkurt 2019
PEKIN (AA) - Kinezët sot shënojnë fundin e vitit të qenit dhe hyjnë në vitin e derrit dhe me këtë rast vizitojnë të afërmit dhe tempujt në të gjithë Lindjen e Largët dhe në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Festa e pranverës dhe viti i ri kinez janë festat më të rëndësishme në Kinë të cilat shënohen sipas kalenderit hënor kinez.
Kjo festë daton nga periudha e Dinastisë Shang ndërsa kjo traditë është e gjatë më shumë se 4000 vjet. Festivali zgjat 7 ditë, por festimet zgjasin edhe deri në 40 ditë.
Atmosfera festive mbizotëron në të gjithë Kinën dhe vendet fqinje në të cilat jeton komuniteti kinez, përfshirë Indonezinë, Malajzinë, Tajlandën dhe Japoninë.
Mijëra njerëz u mblodhën mëngjesin e sotëm në tempullin Yonghi Gong në Pekin ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë.
Vitin e kaluar, autoritetet kineze ndaluan përdorimin e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në metropolet, ndërkaq ndalimi është në fuqi edhe këtë vit.
Viti i derrit do të zgjasë 354 ditë dhe viti i ardhshëm i ri kinez do të shënohet më 24 shkurt 2020.