Bota

Kinë, 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në përmbytjet

Në rajonin Qinghai të Kinës, kanë humbur jetën 16 persona dhe 36 të tjerë janë të zhdukur

Emre Aytekin  | 18.08.2022 - Përdıtësım : 18.08.2022
Kinë, 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në përmbytjet Foto: AA/Arkiv

Pekin

Në përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë në rajonin Qinghai të Kinës, 16 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga administrata lokale e fatkeqësive, përmbytjet kanë ndodhur papritur në orët e mëngjesit në rajonin autonom Datong Hui dhe Tu të qytetit Xining, qendrën e rajonit.

Në rajonin autonom në zonën malore për shkak të përmbytjeve është shpallur alarm në nivelin 2, ndërkohë deri më tani si pasojë kanë humbur jetën 16 persona dhe 36 të tjerë janë të zhdukur.

Drejtoria e zjarrfikëses dhe shpëtimit në Qinghai, thuhet se për punimet e kërkim shpëtimit në rajon ka dërguar një ekip të përbërë prej rreth 600 personash.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın