Barış Seçkin
18 Gusht 2022•Përditësim: 18 Gusht 2022
Zjarri i cili shpërtheu në pyjet e ishullit italian, Pantelleria, në Mesdhe, u rrit me shpejtësi nga efekti i erës dhe filloi të kërcënojë vendbanimet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ishulli Pantelleria, i vendosur në Mesdhe mes ishullit italian të Siçilisë dhe Tunizisë, është duke luftuar me zjarrin.
Në lajmet në shtypin italian thuhet se dy zjarret në zonat e shkurreve përreth vendbanimeve të quajtura Gadir dhe Kamma në veri të ishullit me efektin e erës së nxehtë u përhapën me shpejtësi në një zonë të gjerë.
Mësohet se si pasojë e zjarrit deri më tani janë djegur qindra hektarë sipërfaqe tokë, ndërkohë zjarrfikësit po punojnë pa pushim për shuarjen e zjarrit.
Theksohet se për shkak të errësirës, avionët e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë nga ajri, ndërsa ndërhyrja nga toka ka vijuar me vështirësi për shkak të kushteve të vështira të terrenit dhe numrit të vogël të zjarrfikësve.
Mësohet se disa pushues pranë zonës së zjarrit janë evakuuar nga zona dhe turistët po përpiqen të largohen nga ishulli.
Ndërkohë, shtëpitë e disa personazheve të famshëm, veçanërisht shtëpitë e ish-futbollistit të kombëtares italiane, Marco Tardelli dhe stilistit të famshëm Giorgio Armani, janë evakuuar në ishullin Pantelleria, i cili njihet si ishulli ku pushojnë personazhet e njohur. Gjithashtu njoftohet se teksa flakët iu afruan shtëpisë verore të stilistit të famshëm Armani, i cili ishte duke pritur disa të ftuar, u detyrua të largohej nga shtëpia e tij.