Riyaz Khaliq Khaliq
17 Maj 2022•Përditësim: 19 Maj 2022
Së paku 10 persona kanë humbur jetën pasi një furgon u zhyt në një lumë në Kinë, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet theksuan se një furgon ra në një lumë në Shaoguan, një qytet në provincën jugore Guangdong të Kinës, të hënën, sipas transmetuesit shtetëror CGTN.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur të mbijetuarit, thuhet në lajm.