Ekip
13 nëntor 2020•Përditësim: 13 nëntor 2020
Kina sot është bërë një nga vendet e fundit të mëdha që uroi Joe Biden-in për zgjedhjen si president të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin. "Ne e përgëzojmë z. Biden dhe (zëvendëspresidenten e tij znj. Harris)", tha ai.
Wang shtoi se "në të njëjtën kohë rezultati do të konfirmohet në përputhje me ligjet dhe procedurat e SHBA-ve".