Övünç Kutlu
05 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Çmimet e naftës së papërpunuar kanë filluar të bien si pasojë e uljes së parashikimit për rritjen ekonomike të Kinës gjatë vitit 2019, gjë që sinjalizon se konsumatori më i madh i naftës në botë, mund të ketë kërkesë më të vogël nga që është paramenduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, sot ka shënuar ulje të çmimit me 0.4 për qind, më saktësisht në 65.33 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) ka rënë në 56.36 dollarë për fuçi, një ulje me 0.2 për qind.
Kina uli parashikimin për rritjen e saj ekonomoke gjatë këtij viti, duke e fiksuar mes 6 dhe 6.5 për qind, deklaroi kryeministri Li Keqiang gjatë një fjalimi në Kongresin Popullor.
Për t'i dhënë një shtytje rritjes ekonomike, Pekini tha se do të rrisë investimet në infrastrukturë, do të ulë miliarda dollarë në taksa si dhe dhe do të rrisë kreditimin e komoanive të vogla.
Ekspertët nga ana e tyre thonë se ulja e rritjes ekonomike në Kinë pritet të ndikojë negativisht mbi konsumin e naftës por edhe në kërkesën e përgjithshme globale, që do të ul çmimet e naftës.