Mahmut Atanur,Tevfik Durul
04 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
PEKIN (AA) – Kina këtë vit planifikon që të rrisë buxhetin për mbrojtje për së paku shtatë përqind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kongresit Popullor Nacional, Fu Ying, deklaroi se projekt buxheti për mbrojtje do të bëhet publik të shtunën në takimin e Kongresit të 12-të Nacional Popullor në Pekin.
“Këtë vit buxheti për mbrojtje do të rritet për shtatë deri në tetë përqind”, tha Fu.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hong Ley deklaroi se rritja e buxhetit dhe investimet në sektorin ushtarak kanë karakter vetëm paqësor dhe mbrojtës.