Associated Press
02 Mars 2022•Përditësim: 02 Mars 2022
Kina nuk do t'u bashkohet sanksioneve financiare të miratuara nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kundër Rusisë, tha sot rregullatori bankar i këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryesuesi i Komisionit rregullativ kinez për banka dhe sigurimeve, Guo Shuqing tha se Pekini zyrtar kundërshton vendosjen e sanksioneve.
"Ne nuk do t'u bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët relevante", tha Guo në një konferencë për media.
Ai shtoi se Kina nuk i miraton sanksionet financiare, veçanërisht ato të vendosura në mënyrë të njëanshme, “sepse ato nuk kanë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”.
Kina është blerësi kryesor i naftës dhe gazit rus dhe e vetmja fuqi e madhe që është përmbajtur nga dënimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.