Kina lëshon një grup satelitësh interneti në hapësirë
Satelitët u vendosën me sukses në orbitë nga raketa Long March-6A nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan në provincën Shanxi
Ankara
Kina lëshoi me sukses grupin e 15-të të satelitëve të internetit në orbitë të ulët, duke shënuar një hap tjetër në zgjerimin e rrjetit të komunikimit hapësinor të vendit, transmeton Anadolu.
Satelitët u transportuan në orbitën e tyre të caktuar në bordin e një rakete Long March-6A nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan në provincën Shanxi, raportoi "Global Times".
Të shtunën, Kina lëshoi në hapësirë grupin e 14-të të satelitëve të internetit në bordin e një rakete bartëse Long March-8A, e cila u vendos me sukses në orbitën e paracaktuar.
Raketa Long March-8A, e cila bëri fluturimin e saj të parë në shkurt të këtij viti, mund të transportojë deri në 7 tonë në një orbitë sinkrone me diellin në një lartësi prej 700 kilometrash.
