Bota

Kina lëshon satelit për kërkime gjeografike

Sateliti Tianhui-7 do të përdoret për hartografi gjeografike, studime të burimeve tokësore dhe kërkime shkencore.

Berk Kutay Gökmen  | 30.12.2025 - Përdıtësım : 30.12.2025
Kina lëshon satelit për kërkime gjeografike

Stamboll

Kina lëshoi sot ​​një satelit të ri për qëllime kërkimore gjeografike nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan në veriperëndim të vendit, transmeton Anadolu.

Sateliti Tianhui-7, i lëshuar në bordin e një rakete Long March-4B në orën 12:12 sipas kohës lokale ka hyrë në orbitën e tij të planifikuar, njoftoi agjencia shtetërore "Xinhua News".

Ai do të përdoret kryesisht për detyra të tilla si hartëzimi gjeografik, studimet e burimeve tokësore dhe kërkimet shkencore.

Ky lëshim shënoi gjithashtu misionin e 622-të në serinë e raketave Long March.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın