Bota

Ambasadori iranian në Pakistan propozon aleancë të re 5-anëtarëshe

“Vendet si Irani, Pakistani, Turqia, Rusia dhe Kina kanë potencialin për të formuar një aleancë të re për një të ardhme më të mirë të rajonit”, tha ambasadori iranian në Pakistan

İslam Uddin  | 05.02.2020 - Përdıtësım : 06.02.2020
Ambasadori iranian në Pakistan propozon aleancë të re 5-anëtarëshe

Islamabad

Ambasadori iranian në Islamabad, Seyyed Mohammad Ali Hosseini ka propozuar një bllok të ri pesë-anëtarësh, të përbërë nga Turqia, Pakistani, Irani, Rusia dhe Kina, për të përforcuar bashkëpunimin dhe zgjidhjen e çështjeve në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendet si Irani, Pakistani, Turqia, Rusia dhe Kina kanë potencialin për të formuar një aleancë të re për një të ardhme më të mirë të rajonit”, tha amabasdori iranian në Pakistan, Hosseini, në një ligjeratë të mbajtur në Institutin e Studimeve Strategjike në Islamabad (ISSI).

Ai tha se në funksion të bashkëpunimit midis vendeve të rëndësishme të rajonit, organizata ndërqeveritare politike dhe ekonomike e Iranit, respektivisht Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) mund të luajë rolin e saj në zhvillimin ekonomik.

“ECO ofron një mundësi të përshtatshme që Irani dhe Pakistani të koordinojnë politikat e tyre në përputhje me rritjen ekonomike dhe të sigurojë terrenin e nevojshëm për të lehtësuar aktivitetet ekonomike, për të inkurajuar investimet dhe tregtinë, si dhe për të larguar pengesat e tranzitit midis dy vendeve”, tha Hosseini.

Ambasadori iranian tha se Pakistani, si një vend islamik dhe fqinj, ka një vend të veçantë në politikën e jashtme të Iranit.

“Irani dhe Pakistani kanë marrë pjesë në shumicën e konferencave të OIC-it (Organizata e Bashkëpunimit Islam). Për fat të keq, për shkak të rolit të disa vendeve, kjo organizatë nuk ka qenë efektive në adresimin e çështjeve të Ummetit Islam dhe në marrjen e qëndrimeve në mbështetje të kauzës islamike”, tha ai, pa i përmendur vendet.

Hosseini po ashtu bëri thirrje për përforcimin e bashkëpunimit midis vendeve muslimane në zhvillim për themelimin e një tregu të përbashkët islamik.

“Grupi D-8 i vendeve muslimane në zhvillim, Indonezia, Irani, Pakistani, Bangladeshi, Turqia, Malajzia, Egjipti dhe Nigeria, është një forum rajonal për nxitjen e lidhjeve të forca ekonomike midis vendeve muslimane në zhvillim”, tha ai.

Duke folur për portin pakistanez Gwadar dhe atë iranian Chabahar, ambasadori tha se të dy portet plotësojnë njëra-tjetrën.

“Vendosja e rrjetit hekurudhor midis porteve Gwadar dhe Chabahar si dhe lidhja e rrjetit deri në Evropë dhe në Azi Qendrore përmes Iranit, do të sjellë një zhvillim të madh ekonomik në rajon. Nga ana tjetër, shinat hekurudhore në territorin e Pakistanit deri në Kinë, duke lidhur të dy portet do të çojnë drejt zhvillimit ekonomik në këtë rajon”, tha Hosseini.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.