Kina lëshon satelitë interneti në hapësirë
Grupi i 12-të i satelitëve të internetit në orbitë të ulët u lançua nëpërmjet raketës bartëse "Long March-8A"

Ankara
Kina njoftoi se ka lëshuar një raketë bartëse "Long March-8A", duke dërguar një grup satelitësh interneti në hapësirë, transmeton Anadolu.
Raketa u ngrit nga një vend nisjeje anijesh kozmike komerciale në provincën jugore ishullore Hainan, raportoi Agjencia e lajmeve Xinhua.
Ajo vendosi me sukses ngarkesat, grupin e 12-të të satelitëve të internetit me orbitë të ulët, në orbitën e paracaktuar.