Bota

"Kina e gatshme për zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e Lindjes së Mesme"

Presidenti kinez theksoi se janë të gatshëm të zhvillojnë bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik me vendet e Lindjes së Mesme

Fuat Kabakçı  | 05.09.2017 - Përdıtësım : 05.09.2017
"Kina e gatshme për zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e Lindjes së Mesme"

Xiamen

XIAMEN (AA) – Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u takua me Presidentin egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi dhe atë të Guinesë, Alpha Conde, me të cilët bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se Xi u takua ndaras me Conde dhe Sisi në Samitin BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikën e Jugut) që u mbajt në Xiamen të Kinës, në provincën Fujian. 

Xi foli për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Guinesë gjatë takimit me homologun e tij Conde. Presidenti i Kinës tha se vendet duhet të mbështesin interesat themelore të njëri-tjetrit duke patur mirëkuptim. 

Gjatë një takimi me Sisi-n, presidenti i Kinës tha se ata i kushtojnë rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe dhe duan të vazhdojnë kontakte të ngushtë në nivele të lartë. 

Ai tha se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Egjiptit për zhvillimin e shpejtë dhe ruajtjen e stabilitetit. Presidenti kinez shtoi se ata janë të gatshëm të zhvillojnë bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik me vendet e Lindjes së Mesme. 

Pas takimeve, u nënshkruan marrëveshjet mbi ekonominë, teknologjinë, arsimin mjekësor dhe ndryshimet klimatike midis Kinës dhe Guinesë, ndërsa marrëveshjet mbi ekonominë, teknologjinë, komunikacionin dhe sigurinë u nënshkruan midis Kinës dhe Egjiptit. 

Xi ishte takuar më parë me udhëheqësit e Rusisë, Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Tajlandës. 

Samiti që filloi më 3 shtator do të përfundojë sot.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın