Fuat Kabakçı
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) - Si rrjedhojë e ndotjes së ajrit në veri të Kinës, përqindja e grimcave të dëmshme në ajër është rritur 20 herë më shumë se sa standardi i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA).
Administrata Kombëtare e Meteorologjisë së Kinës, ka njoftuar se në disa qytete të mëdha në Kinë është rritur niveli i alarmit në ngjyrë portokalli, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes dhe uljes së largësisë së shikimit deri në 50 metra.
Ndërkohë që vlerat e PM 2.5 kanë kaluar nivelin e 500 në Pekin, qyteti metropol me 21 milionë banorë do të jetë nën ndikimin e ajrit të ndotur deri nesër në mbrëmje.