Bota, Shkencë dhe Teknologji

Kinë, fillojnë Lojërat e para Botërore të robotëve humanoidë

- Robotët garuan në sporte të tilla si atletika, gjimnastika, futbolli dhe boksi në këtë ngjarje, e cila synonte të shfaqte përparimet në teknologjinë e robotëve humanoide përmes zbatimeve praktike

Emre Aytekin  | 15.08.2025 - Përdıtësım : 15.08.2025
Kinë, fillojnë Lojërat e para Botërore të robotëve humanoidë Foto: Emre Aytekin / AA

Pekin

PEKIN (AA) - Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë (WHRG), gara e parë në botë e robotëve në shkallë të gjerë, në të cilën robotët humanoidë garojnë në fusha të ndryshme sportive, performance dhe kategorie, kanë filluar në kryeqytetin e Kinës, Pekin, raporton Anadolu.

Aktiviteti i cili u mbajt në bashkëpunim me Qeverinë Popullore Vendore të Pekinit, Grupin Mediatik të Kinës, Organizatën Botërore të Bashkëpunimit në Robotikë dhe RoboCup Azi-Paqësor, morën pjesë kompani robotike, universitete, institute kërkimore, klube robotike dhe entuziastë me robotët humanoidë që ata i zhvilluan.

Robotët garuan në sporte të tilla si atletika, gjimnastika, futbolli dhe boksi në këtë ngjarje, e cila synonte të shfaqte përparimet në teknologjinë e robotëve humanoidë përmes zbatimeve praktike.

Në ditën e parë të lojërave, të cilat do të përfundojnë më 17 gusht, u zhvilluan gara vrapimi 400 metra dhe 1.500 metrash, ndeshje futbolli 3 me 3 dhe 5 me 5 si dhe ndeshje boksi.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.