Mustafa Deveci
12 Nëntor 2018•Përditësim: 13 Nëntor 2018
GAZA (AA) - Të paktën katër palestinezë të vrarë është bilanci i sulmeve të fundit izraelite mbi Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri palestinez i Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, tha se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një palestinez i plagosur rëndë mbrëmë në sulmet ajrore izraelite në Rafah.
Me këtë, numri i të vrarëve gjatë sulmeve në Gaza është rritur në katër, ndërsa të plagosur janë nëntë persona.
Gjatë natës së kaluar, bombarduesit izraelitë kryen sulme të ashpra në pjesë të ndryshme të enklavës palestineze të Gazës së bllokuar.
Objektiv i sulmeve ka qenë edhe një stacion policie, dy seli të lëvizjes islamike Xhihad dhe godina e ndërtesë televizive Al-Aksa.
Sulmet ajrore izraelite filluan pas pretendimeve për sulm raketor nga Gaza.
Ushtria izraelite thotë se gjatë të hënës, nga Gaza në Izrael janë lëshuar mbi 300 raketa, pjesa më e madhe e të cilave u interceptua nga sistemi i mbrojtjes ajrore ose kanë rënë në fusha të pabanuara. Në sulmet me raketa, janë plagosur 29 izraelitë.
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Ushtria izraelite sulm ajror në Gaza, 2 palestinezë bien dëshmorë
Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në Rripin e Gazës në të cilin dy palestinezë ranë dëshmorë, ndërsa 3 të tjerë u plagosën. ( Ali Jadallah - Anadolu Agency )
12.11.2018 Ali Jadallah
1 / 11