Furkan Güldemir
24 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
DOHA (AA) – Katari njoftoi se ambasadori i tij në kryeqytetin e Iranit, Teheran, të cilin e kishte tërhequr më parë, do të kthehet në këtë vend për të vazhduar detyrën diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ueb faqja e Ministrisë së Jashtme të Katarit, thuhet se ambasadori i Katarit në Teheran i cili ishte tërhequr nga qeveria e Dohas në muajin janar të vitit 2016, do të kthehet në Iran për të vazhduar detyrën diplomatike.
Në deklaratën ku theksohet se “Katari ka për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Teheranin”, nuk jepen informacione për datën se kur do të kthehet ambasadori në Iran.
Pas sulmeve te përfaqësuesit diplomatikë sauditë në Iran, pas Arabisë Saudite, Bahrejnit dhe Kuvajtit edhe Katari në janar të vitit 2016 kishte tërhequr ambasadorin në Teheran.
Ridërgimi i ambasadorit të Katarit në Teheran erdhi pas krizës në Gji, i cili shpërtheu pasi qeveritë e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe ajo e Egjiptit i ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor.