Bota

Katari mban ceremoni mortore për viktimat e sulmit izraelit në Doha

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani mori pjesë në namazin e xhenazes në një xhami në Doha pas vrasjes së pesë personave nga sulmi izraelit në kryeqytet.

Betül Yılmaz  | 11.09.2025 - Përdıtësım : 11.09.2025
Katari mban ceremoni mortore për viktimat e sulmit izraelit në Doha

Stamboll

Katari mbajti sot një procesion funeral për viktimat e sulmit izraelit që kishte në shënjestër drejtuesit e Hamasit në Doha, transmeton Anadolu.

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani mori pjesë në namazin e xhenazes në Xhaminë Imam Muhammad ibn Abd al-Wahhab në Doha.

Pesë anëtarë të Hamasit dhe një pjesëtar i sigurisë së Katarit u vranë në sulmin që goditi kryeqytetin të martën.

Hamas identifikoi pesë anëtarët e vrarë si Humam al-Hayya, djalin e udhëheqësit të grupit Khalil al-Hayya, drejtorin e zyrës së tij Jihad Labad, dhe tre truproja: Abdullah Abdul Wahid, Moamen Hassouna dhe Ahmad Abdulmalik. Një pjesëtar i sigurisë së Katarit, rreshteri Badr Saad Al-Dosari, gjithashtu humbi jetën.

Ministria e Brendshme e Katarit shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet e viktimave, duke theksuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme "për të mbrojtur jetët dhe pronën".

Katari e dënoi sulmin si një "akt frikacak" dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë "sjelljen e pamatur" të Izraelit.

Katari, së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në, ka ndërmjetësuar për t'i dhënë fund luftës izraelite në Gaza, ku më shumë se 64.700 njerëz janë vrarë që nga tetori 2023.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın