Mahmut Geldi
26 Shtator 2024•Përditësim: 27 Shtator 2024
Të paktën 23 sirianë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në rajonin Baalbek el-Hirmil në lindje të Libanit, transmeton Anadolu.
Në lajmin e agjencisë zyrtare libaneze NNA thuhet se përpjekjet e kërkim-shpëtimit përfunduan pas sulmeve ajrore të kryera nga avionët luftarakë izraelitë gjatë natës në një ndërtesë në vendbanimin Yunin në rajonin Baalbek Hirmil.
Ndërtesa e goditur në vendbanimin e Yunin ishte marrë me qira nga punëtorët sirianë pranë një karburanti dhe u tha se trupat e pajetë të 23 sirianëve u gjetën në rrënojat e ndërtesës.
Raportohet se nga rrënojat mbetën të plagosur 8 persona ndërsa 4 nga të plagosurit ishin libanezë.
- Izraeli vrau 654 njerëz në Liban
Ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek, që nga e hëna, 23 shtator.
Sipas të dhënave nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, të paktën 654 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore në rritje të Izraelit kundër vendit që nga e hëna.
Ministri libanez i Punëve të Jashtme dhe Emigracionit, Abdullah Buhabib deklaroi se numri i personave të zhvendosur brenda vendit për shkak të sulmeve izraelite po i afrohet shifrës prej 500 mijë.
Ndërkohë, vazhdon vala e migrimit nga rajonet jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe rajoneve veriore.