Tayfun Salcı
06 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
LONDËR (AA) –Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Sani, lidhur me kërkesën për mbylljen e bazës turke në shtetin e tyre e cila ndodhet në mesin e 13 pikave të kërkuara ndaj Katarit tha se “Pse të jetë i dëmshëm për Gjirin bashkëpunimi ynë ushtarak me Turqinë? Çdo shtet i Gjirit bashkëpunon me shtete të ndryshme. Madje, Turqia është anëtare e NATO-s”, raporton Anadolu Agency (AA).
Al Sani i cili mbajti një fjalim në mbledhjen e mbajtur në Londër me temën “Kriza e Gjirit: Përgjigjja e Katarit”, tha se pretendimet e shteteve të cilët kanë vendosur embargo lidhur me mbështetjen e terrorizmit janë të pabaza.
Duke vënë në dukje se Katari po lufton me ideologjitë të cilat po i nxisin të rinjtë për terrorizëm, Al Sani tha se “Ne e dimë se organizatat terroriste si Al Kaida dhe DEASH kanë futur qeverinë tonë ashtu si edhe qeveritë e shteteve tjera të Gjirit në listën e armiqve. Terrorizmi ndërkombëtar nuk është një kërcënim vetëm për Katarin, por për gjithë rajonin dhe gjithë botën".
Duke treguar se disa shtete po i vlerësojnë muhalifët politikanë si terroristë dhe se Katari po i sheh si të gabuara vlerësimet e tilla, ai tha se ky dallim në qëndrime ndodhet në qendrën e mosmarrëveshjeve me shtetet të cilat kanë vendosur embargo.
Baza Turke
Al Sani lidhur me pyetjen për bazën turke në Katar tha se “Pse të jetë i dëmshëm për Gjirin bashkëpunimi ynë ushtarak me Turqinë? Çdo shtet i Gjirit bashkëpunon me shtete të ndryshme. Katari ka bashkëpunime ushtarake me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Turqinë, Kanadanë si dhe me shumë shtete tjera mike. Madje, Turqia është anëtare e NATO-s".
Duke u shprehur se me marrëveshjen e bashkëpunimit me Turqisë, Katari në luftën kundër DEASH-it po e përdor bazën në Inxhirlik, Al Sani tha se “Katari po e përdor këtë për trajnime ushtarake. Pse të jetë e dëmshme prania turke për shtetet tjera të Gjirit? Gjithashtu ka edhe vende të tjera të Gjirit me praninë ruse. Unë nuk shoh ndonjë arsye tjetër prapa kësaj përveç asaj që Katari të mos ketë mbështetje ushtarake”.
Përgjigjja për listën e kërkesave prej 13 pikëshe
Ndërkaq për pyetjen lidhur me përgjigjen e dhënë për listën e kërkesave prej 13 pikëve, Al Sani tha se “Ne nuk mund ta tregojmë përmbajtjen e përgjigjes së dhënë për shtetet të cilët kanë vendosur embargo për shkak të respektit tonë ndaj ndërmjetësuesve nga Kuvajti. Por ajo është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe e natyrës e cila nuk e shkelë sovranitetin e shtetit të Katarit”.
“Nëse nuk do të ketë një dialog i cili do të çojë në zgjidhje duke e respektuar sovranitetin e shtetit tonë dhe duke u bazuar në barazi, atëherë frikësohem se kjo mund të shndërrohet në një problem i cili do të jetë precedent edhe për shtetet e rajoneve tjera. Shoqëria ndërkombëtare nuk duhet ta lejojë këtë”, tha Al Sani.
Duke treguar se ai nuk e di rezultatin i cili do të dalë nga mbledhja e shteteve të cilët kanë vendosur embargo në Kajro, Al Sani tha se shteti i tij me përgjigjen e dhënë ka bërë atë që iu takon atyre.
“Unë mendoj se pjesa jonë e kësaj punë është bërë, tani është radha te pjesa e tyre. Ata janë sulmues dhe ata janë duke sulmuar me të gjitha këto masa. Nuk duhet ta presin hapin e parë prej meje. Unë duhet ta pres hapin e parë prej tyre”, tha Al Sani.
Në anën tjetër gjatë kohës kur vazhdonte mbledhja në Chatham House të Londrës, një grup i qytetarëve turq të mbledhur përpara institucionit organizuan një protestë mbështetëse.
Demonstruesit mbanin në dorë pankarta me mbishkrime “Jemi pranë Katarit” si dhe mbanin flamujt e Katarit.