Cansu Dikme
11 qershor 2017•Përditësim: 11 qershor 2017
DOHA (AA) - Një zyrtar i Katarit të dielën ka shprehur vlerësimin e tij për Turqinë që siguroi kombin e tij me ushqimin e nevojshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
"Falënderojmë qeverinë turke dhe qytetarët për ndihmën e tyre. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje", tha Saleh bin Mohammed Bin Hamad Al Sharqi, kreu i Odës Ekonomike të Katarit, për AA në zyrën e tij në kryeqytetin Doha.
Duke e quajtur Turqinë një "mik të vërtetë", Al Sharqi tha se ajo ka ofruar ndihmën më të madhe në këtë kohë krize. Ai shtoi se Katari dëshiron rritjen e marrëdhënieve tregtare dypalëshe me Turqinë.
Javën e kaluar, pesë vende arabe - Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jemeni - ndërprenë lidhjet me Katarin, duke e akuzuar Dohën për "mbështetjen e terrorizmit."
Katari, nga ana e tij, i ka mohuar me forcë akuzat, duke e quajtur si "të pajustifikuar" lëvizjen për ta bllokuar atë diplomatikisht.