Ekip
03 nëntor 2020•Përditësim: 03 nëntor 2020
Katari në tetor të vitit të ardhshëm do të mbajë zgjedhjet e para për Këshillin Shura, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së traditave Shura të Katarit dhe zhvillimit të procesit legjislativ me një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve", tha Shejh Tamim bin Hamad Al Thani në një fjalim para Këshillit të Shuras.
Ai tha se zgjedhjet do të mbahen në përputhje me kushtetutën e vitit 2004, e cila u miratua në një referendum të mbajtur në vitin 2003.
Në tetor të vitit 2019, Shejh Tamim urdhëroi formimin e një komiteti për t'u përgatitur për zgjedhjet e Këshillit Shura.
Këshilli Shura është organi legjislativ i shtetit të Gjirit i cili fitoi juridiksione të reja në një referendum të vitit 2003, siç ishte shkarkimi i ministrave, miratimi i buxhetit kombëtar dhe propozimi i legjislacioneve dhe rekomandimeve për shtetin.
Sipas kushtetutës së ndryshuar në 2003, Këshilli përbëhet nga 45 anëtarë, ku 30 do të zgjidhen ndërsa 15 vendet e tjera emërohen nga emiri.