Katari dhe SHBA-ja diskutojnë për çështjet rajonale dhe Iranin
Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani bisedoi për çështjet rajonale me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Iranin, Robert Malley

Doha
Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani bisedoi për çështjet rajonale me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Iranin, Robert Malley, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të Katarit QNA, Malley i telefonoi ministrit Al Thani. Gjatë takimit është diskutuar forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht për Iranin.
Katari ka filluar ndërmjetësimin midis SHBA-së dhe Iranit për të zgjidhur mosmarrëveshjet, përfshirë çështjen bërthamore dhe për të arritur afrimin reciprok.
Tensionet që filluan me tërheqjen e njëanshme të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, ku veprimtaritë bërthamore të Teheranit ishin nën kontroll, vazhdoi me ndërprerjen e plotë të angazhimeve të Teheranit në marrëveshjen e 5 janarit 2020 dhe një seri hapash tjerë, përfshirë pasurimin në një nivel të lartë të uraniumit.
Tensionet midis dy vendeve kishin hyrë në një kthesë të re me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden. Presidenti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi më 4 mars njoftoi se në Bordin e Drejtorëve vendimi kundër Iranit është shtyrë për në qershor.