Bota

Katari dhe SHBA diskutojnë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit

Javën e kaluar, Doha priti bisedimet indirekte të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian midis Teheranit dhe Washingtonit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015

Ekip  | 04.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
Katari dhe SHBA diskutojnë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit

Doha

Ministri i Jashtëm i Katarit sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani zhvilloi bisedime me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken mbi zhvillimet e fundit të përpjekjeve për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve QNA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo erdhi gjatë një telefonate të zhvilluar nga ministri i Katarit me kryediplomatin amerikan të dielën.

Marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat e zhvillimit të tyre në fusha të ndryshme dhe çështje të interesit të ndërsjellë, u shfaqën në bisedimet mes dy palëve, theksoi QNA.

Javën e kaluar, Doha priti bisedimet indirekte të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian midis Teheranit dhe Washingtonit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Në maj, emiri i Katarit sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani vizitoi Teheranin dhe zhvilloi bisedime të gjera me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi mes raporteve për përpjekjet e ndërmjetësimit të Katarit për të thyer ngërçin në bisedimet e Vjenës dhe për të shkrirë asetet e ngrira të Iranit jashtë vendit.

Mosmarrëveshjet kryesore midis SHBA-së dhe Iranit që kanë çuar në ngërç përfshijnë heqjen nga lista të organizatave të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe garancitë që administrata e ardhshme amerikane nuk do të dalë përsëri nga marrëveshja.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja historike në maj të vitit 2018, e cila u pasua nga rivendosja e sanksioneve ndaj Iranit nën fushatën e "presionit maksimal".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın