Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Kanada, shkon mbi 1 milion numri i rasteve me COVID-19

Me 228 vdekje të shënuara numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 23.501

Seyit Aydoğan  | 04.04.2021 - Përdıtësım : 04.04.2021
Kanada, shkon mbi 1 milion numri i rasteve me COVID-19 Foto: Mert Alper Derviş / AA

Toronto

Në Kanada ka shkuar mbi 1 milion numri i rasteve të koronavirusit rë ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria Federale e Shëndetësisë njoftoi se me 45.902 rastet e reja me COVID-19 në javën e fundit ka arritur në 1.001.651 shifra e rasteve.

Gjithashtu me 228 vdekje të shënuara po në të njëjtën periudhë, numri i viktimave ka arritur në 23.051.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars 2020 shpalli pandemi globale koronavirusin dhe në atë periudhë në Kanada u regjistruan 140 raste dhe vdekja e parë nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka arritur në 921.272 numri i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe të cilët janë shëruar pas trajtimit.

Në mbarë vendin deri më sot janë aplikuar teste për COVID-19 tek 27.987.055 persona.

Në Kanada deri më sot doza e parë e vaksinës kundër COVID-19 është aplikuar tek 6.188.751 persona ndërsa janë vaksinuar plotësisht 704.338 persona.

"Rikthimi në normalitet nuk është një mundësi e afërt"

Kryetarja e Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë, dr. Theresa Tam, duke iu referuar rritjes në rastet variant dhe përparimit të ngadaltë të vaksinimit tha se "Rikthimi në normalitet në pandemi nuk është një mundësi e afërt".

Ajo tha se variantet përbëjnë 67 për qind të të gjitha rasteve shqetësuese në rajonin më të populluar të vendit, Ontario.

Dr. Tam tërhoqi vëmendjen se variantet B117, B1351 dhe P1 të cilat kanë filluar të jenë efektive në Kanada mund të shkaktojnë potencialisht një sërë zhvillimesh serioze, përfshirë shtrimet në spital dhe afatin e qëndrimit në kujdesin intensiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın