Bota

Kaloi një vit nga heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit

Pas hapit të administratës së Partisë Popullore të Indisë (BJP) në qeveri, u arrestuan mijëra persona përfshirë ish-kryeministra të shteteve, liderë partiak, politikanë, krerë juridikë dhe gazetarë

Muhammet Nazım Taşcı  | 04.08.2020 - Përdıtësım : 04.08.2020
Kaloi një vit nga heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit

Ankara

Kaloi plotë një vit nga heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit më 5 gusht 2019 nga administrata e Indisë, si dhe ndarjes në dy rajone me statusin "Territor i Unionit" të lidhur me qendrën.

Pas hapit të administratës së Partisë Popullore të Indisë (BJP) në qeveri, u arrestuan mijëra persona përfshirë ish-kryeministra të shteteve, liderë partiak, politikanë, krerë juridikë dhe gazetarë.

Shumica e të arrestuarve në vitin e fundit janë liruar, por ende gjenden dhjetëra që mbahen në burgje ose që mbahen nën arrest shtëpiak.

Si shtesë ndaj qindra mijëra forcave të sigurisë në rajon, janë dërguar edhe dhjetëra mijëra forca paramilitare indiane në Xhamu Kashmir. Pas vendimit gjithashtu ka filluar zbatimi i orës policore në vend, si dhe kufizim në transport.

Në Xhamu Kashmir, gjatë kësaj periudhe zbatohej edhe kufizimi i telekomunikacionit, ndërsa duke filluar prej 25 janar 2020 lidhshmëria mobile 2G me shpejtësi të ulët ka filluar të shërbejë në mënyrë të kufizuar. Gjithashtu më 5 mars është hequr ndalesa për qasje në rrjetet sociale.

Sot ende vazhdon ndalesa për internet 4G në rajon.

Administrata e BJP, më 31 tetor të vitit 2019 e ndau Xhamu Kashmiri, statusin e së cilës e kishte hequr më parë, në dy pjesë të quajtur Xhamu Kashmir dhe Ladakh "Territor të Unionit" të lidhur me qendrën.

Ndërkohë, rregullorja e miratuar nga Ministria e Brendshme që parasheh mundësimin e blerjes së tokës, të drejtës së banimit dhe të punës për shtetasit indian që kanë jetuar 15 vite në Xhamu Kashmir me njohjen e statusit të tyre "vendas", hyri në fuqi më 31 mars pas i publikua në gazetën zyrtare.

Sipas lajmit të gazetës India Today, deri më tani 400.000 shtetasve indian u është dhënë certifikatë vendase që lejon të drejtën e pronës, vendbanimit dhe punësimit.

Ekspertët këtë e shohin si një hap për ndryshimin e strukturës demografike të Xhamu Kashmir.

Partitë e rajonit ditën e heqjes së statusit të veçantë e cilësojnë si "ditë e zezë", ndërsa BJP "ditë historike".

- "I merret statusi i veçantë, flamuri dhe identiteti i Kashmirit"

Eksperti në Qendrën e Studimeve Strategjike të Azisë Jugore (GASAM) Dr. Hayati Ünlü, vlerësoi për Anadolu Agency (AA) heqjen e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit nga ana e administratës së BJP.

Ünlü tha se me ndryshimin e nenit 370 të kushtetutës, Xhamu Kashmiri i është marrë statusi i veçantë, flamuri dhe identiteti. "Që nga ajo ditë vazhdon ora policore duke përfshirë dhunën intensive nën komandën e ushtrisë në Kashmir. Që nga ajo ditë vazhdon ndalesa e internetit. Fëmijët nga ana tjetër nuk mund të shkojnë në shkollë që nga ajo ditë", tha ai duke u shprehur se si shtesë e gjithë këtyre po punohet në ndryshimin demografik.

Ai tha se nga administrata e kryeministrit indian Narendra Modi, po inkurajohet vendosja e indianëve në Kashmir.

"Për shkak të hapave të administratës së Modi-t në një vit të fundit, nga autoritetet zyrtare u bë e ditur se ekonomia e Kashmirit ka pësuar dëm prej 5,3 miliardë dollarë", u shpreh Ünlü.

Ai gjërat që kanë ndodhur në rajon i cilësoi si ato të një regjimi okupator.

"Çështja e Kashmirit, ashtu si çështja e Palestinës është një çështje që korrespondon me një normë globale", tha ai.

Ünlü gjithashtu shpjegon se Kashmiri është përdorur për konsolidimin e pushtetit brenda vendit.

- "Synohet politikë e tempullit"

Sipas tij, administrata e Modi-t, më 5 gusht 2020 synon të fillojë "politikën e tempullit". "Nisja e ndërtimit të Tempullit Ram që planifikohet të ndërtohet në vend të Xhamisë Babri përmban një mesazh se do të vazhdojë axhenda Hindutva (nacionalizmi hindu) si dhe devijimin axhendës në lidhje me Kashmirin", theksoi ai.

Ai tha se Turqia bashkë me Pakistanin janë bërë një ndër dy aktorët më të rëndësishëm të zërit të banorëve të Kashmirit.

"Kjo tregon faktin se Turqia jo vetëm në Lindjen e Mesme, por mund të jetë aktor me ndikim në tërë botën Islame", tha ai duke shtuar se shumë qarqe janë të shqetësuar nga roli i Turqisë.

"Turqia duhet të përforcojë edhe më shumë qëndrimin e tij në politikën e Kashmirit. Turqia me politikën e Kashmirit nuk fiton vetëm mbështetjen e muslimanëve në Azi, por gjithashtu thyen fuqinë e aktorëve në krye me Arabinë Saudite që synon radikalizimin e muslimanëve në atë vend", vlerësoi Ünlü.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın