Bota

Kafshët e egra në Kenia nën kërcënimin e thatësirës

Zëdhënësi i Agjencisë për Kafshët e Egra në Kenia, Paul Gathitu, tha se të paktën 15 hipopotamë dhe 5 buaj kanë ngordhur për shkak të mungesës së ujit dhe kullotave

Recep Canik  | 23.02.2017 - Përdıtësım : 24.02.2017
Kafshët e egra në Kenia nën kërcënimin e thatësirës ( Magdalene Mukami/AA )

Nairobi

NAIROBI (AA) - Disa kafshë të cilat jetojnë në hapësirat natyrore të mbrojtura në Kenia, kanë ngordhur për shkak të thatësirës që vazhdon prej kohësh në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë për Kafshët e Egra në Kenia, Paul Gathitu, tha për AA se të paktën 15 hipopotamë dhe 5 buaj kanë ngordhur për shkak të mungesës së ujit dhe kullotave.

Ai tha se ngordhja e 15 hipopotamëve ka ardhur si pasojë e tharjes së liqenit Keniatta në rajonin Lamu si rrjedhojë e thatësirave.

Ndërsa duke vënë në dukje se 5 buaj kanë ngordhur në "zonën e jetës së egër" në rajonin Ijara, Gathitu, në vijim ka shtuar se në shumë rajone të tjera është dhënë alarmi për thatësirën.

Kafshët e pangopura zbresin në fshatra

Gathitu gjatë fjalës së tij ka thënë se fshatarët hyjnë fshehurazi në zonat e mbrojtura për të kullotur bagëtitë pasi nuk kanë mundësi në fshatrat e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın