Muhammed Bilal Kenasari
23 Gusht 2017•Përditësim: 23 Gusht 2017
UASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, thotë se gjatë viteve të fundit mes SHBA-ve dhe Pakistanit ka një “problem të besimit” dhe shton se “Sepse organizatat terroriste e kanë shndërruar Pakistanin në zonë të sigurtë dhe këtu i planifikojnë sulmet që do t’i realizojnë ndaj ushtarëve dhe zyrtarëve amerikanë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas zbulimit të strategjisë së re të SHBA-ve për Afganistanin nga presidenti Donald Trump, Tillerson mbajti një konferencë për media në Uashington. Kreu i diplomacisë amerikane tha se lidhur me çështjen e Afganistanit, Pakistani duhet të marrë më shumë përgjegjësi dhe theksoi rëndësinë historike të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Pakistanit.
Duke vënë në dukje se gjatë viteve të fundit ka “probleme të besimit” mes Islamabadit dhe Uashingtonit, Tillerson thotë se “Mes dy shteteve ka probleme të besimit. Sepse organizatat terroriste e kanë shndërruar Pakistanin në zonë të sigurtë dhe këtu i planifikojnë sulmet që do t’i realizojnë ndaj ushtarëve dhe zyrtarëve amerikanë. Në të njëjtën kohë po e pengojnë paqen në Afganistan."
Duke vënë në dukje se Pakistani duhet të tregojë një qëndrim tjetër, ai thotë se “Ne jemi të gatshëm të punojmë me ata që të mbrohen nga grupet terroriste. Ne do të vëmë kushte për mbështetjen tonë dhe marrëdhëniet tona me ata do të jenë të lidhura me rezultatet që vijnë nga ai rajon”.
“Lufta do të bëhet me forcat afgane, pra me ushtrinë dhe forcat e sigurisë”
Tillerson tregoi strategjinë e re të SHBA-ve në Afganistan duke e dhënë shembull luftën e SHBA-ve kundër DEASH-it në Siri dhe Irak. Duke e vlerësuar luftën e SHBA-ve kundër DEASH-it si “një fushatë të suksesshme”, ai thotë se një taktikë të ngjashme do e aplikojnë në Afganistan.
Duke vënë në dukje se “kanë marrë shumë mësime” nga Iraku dhe Siria, kryediplomati amerikan thotë se këto do t’i transferojnë në Afganistan. “Për ushtrinë tonë do të marrë kohë që t’i trajnojë forcat afgane. Lufta do të bëhet me forcat afgane, pra me ushtrinë dhe forcat e sigurisë, por ajo që shikuam brenda një apo një vit e gjysmë është se çështjen e humbjes së fronteve mund ta fusim në një rrugë më stabile dhe shpresoj se do të fillojmë të shohim suksese në fushë në emër të forcave afgane”.
Dhënia e armëve të Rusisë ndaj talebanëve është kundër normave ndërkombëtare"
Duke iu përgjigjur një pyetjeje, Tillerson tha se Rusia po iu jep armë talebanëve. Duke vënë në dukje se dhënia e armëve të Rusisë për talebanët është kundër normave ndërkombëtare dhe në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, thotë se këtë fakt ia kanë përcjellë Rusisë.