Ali Cura
31 Maj 2019•Përditësim: 01 Qershor 2019
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka mbledhur Këshillin e Sigurimit të vendit në një takim për të trajtuar gjendjen në rajonin sirian, Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në deklaratën për gazetarët, njoftoi se Putin me anëtarët e këshillit diskutuan për situatën në Idlib.
"Në mbledhje veçanërisht janë shpërndarë edhe shqetësimet rreth sulmeve dhe bombardimeve terroriste që vazhdojnë", tha Peskov.