Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
13 Tetor 2016•Përditësim: 14 Tetor 2016
HALEP (AA) - Halepi në veri të Sirisë i cili kohë më parë ishte qyteti kryesor i tregtisë në vend, që prej një muaji e gjysëm ndodhet nën rrethimin e regjimit dhe partnerëve të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytetin ku avionët dhe helikopterët e forcave të regjimit që prej 3 vitesh pa dallim po godasin me raketa Skud, bomba thërrmuese, vakumi dhe bomba fuçi, tregjet, spitalet dhe vendbanimet, ndodhet në një situatë ku infrastruktura në rajonet nën kontrollin e opozitarëve është shkatërruar pothuajse tërësisht.
Nga Halepi i cili ndodhet nën sulmet e rënda që prej 22 korrikut 2012 deri tani janë larguar 1.500.000 persona në rajonet që i kanë konsideruar si më të sigurta. Ndërsa rajonet opozitare nën rrethim ku parashikohet se jetojnë afërsisht 300 mijë civilë, janë shndërruar në rrënoja si pasojë e bombardimeve intensive.
Teksa popullata këtu përpiqet të vazhdojë jetesën mes rrënojave vërehet se avionët dhe helikopterët luftarakë të regjimit nuk largohen nga qielli i Halepit ku shumë lagje janë të boshatisura.
Në kohët e fundit avionët e Rusisë kanë qëlluar me "bomba të nivelit të lartë shkatërrues" spitalet e improvizuara dhe vendbanimet civile në rajonet nën kontrollin e opozitarëve. Gjithashtu dhjetëra lagje kanë mbetur pa ujë si pasojë e shpërthimeve mbi rrjetet e furnizimit të ujit me bomba me nivel të lartë shkatërrues të cilat njihen edhe si "gjuetarë të bunkerëve".