Ekip
13 Tetor 2016•Përditësim: 14 Tetor 2016
STOKHOLM (AA) – Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur amerikan Bob Dylan ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi dhe në këtë mënyrë u bë kantautori i parë i cili ka fituar këtë mirënjohje prestigjioze, raporton Anadolu Agency (AA).
Akademia mbretërore suedeze njoftoi se Dylan-it i është ndarë çmimi “për shkak të krijimit të shprehjeve të reja poetike në kuadër të traditës së jashtëzakonshme poetike amerikane”.
Dylan në mesin e favoritëve për fitimin e Çmimit Nobel për Letërsi ka qenë me vite, por disa ekspertë prisnin që Akademia do të përhap ndarjen e çmimit edhe në zhanrin si pop muzika.
Çmimi për Letërsi është i fundit nga gjashtë çmimet e sivjeme. Shkencëtarët diplomën dhe medaljen do ta fitojnë më 10 dhjetor, ditën kur shënohet përvjetori i vdekjes së Alfred Nobelit.