Ekip
29 Tetor 2016•Përditësim: 30 Tetor 2016
KOPENHAGË (AA) - Bob Dylan e pranoi Çmimin Nobel për letërsi e cila iu nda për vitin 2016, bëri të ditur Akademia Suedeze, duke shtuar se çmimi prestigjioz e ka "lënë pa fjalë" këngëtarin dhe tekstshkruesin amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretarja e Akademisë Sara Danius deklaroi se Dylan e ka kontaktuar Akademinë dhe ka thënë se do ta pranojë Çmimin. Ajo për agjencinë suedeze të lajmeve TT tha se Dylan i ka kontaktuar ata të martën në mbrëmje dhe kanë biseduar rreth 15 minuta.
"Lajmi për Çmimin Nobel më ka lënë pa fjalë. E çmoj shumë ndarjen e këtij çmimi për mua", tha Dylan pas bisedës me Danius, thuhet në njoftimin e Akademisë të publikuar mbrëmë.