Ajdin Aliji
13 Nëntor 2025•Përditësim: 14 Nëntor 2025
Familjet në kampin "Yarmouk", luftojnë për të mbijetuar mes rrënojave në kushte të vështira jetese ndërsa qyteti vazhdon të mbajë shenjat e sulmeve nga regjimi i rrëzuar i Bashar al-Assadit në Siri, raporton Anadolu.
Vitet e luftës civile dhe bombardimeve kanë shndërruar në rrënoja shumë ndërtesa, dikur të përdorura si shkolla, spitale, xhami dhe dyqane.
Në atë që dikur ishte kampi më i madh i refugjatëve në vend, kanë mbetur vetëm disa familje.
- Kampi "Yarmouk"
Kampi "Yarmouk" u ndërtua në vitin 1957 në jug të Damaskut për refugjatët palestinezë.
Kampi, i cili është bërë zonë vendbanimi ku strehohen mbi 100 mijë palestinezë, ka qenë skenë luftimesh të ashpra që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2012.
Varrezat, spitalet, shkollat, zonat e banimit dhe infrastruktura në kampin "Yarmouk" janë dëmtuar.
Sot, kampi është kryesisht i shkatërruar për shkak të bombardimeve.