Bota

"Jemi duke hedhur hapin e fundit për Komitetin Kushtetues të Sirisë"

"Punimet janë drejt përfundimit, jemi duke hedhur hapin e fundit për formimin e komitetit", u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, në lidhje me formimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë

Dmitri Chirciu   | 13.08.2019
"Jemi duke hedhur hapin e fundit për Komitetin Kushtetues të Sirisë"

Moskē

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, njoftoi se punimet në lidhje me themelimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë janë afër përfundimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov në kryeqytetin Moskë dha deklarata për gazetarët në lidhje me krizën në Siri.

"Punimet janë drejt përfundimit, jemi duke hedhur hapin e fundit për formimin e komitetit", u shpreh Peskov në lidhje me formimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë.

Ai gjithashtu njoftoi se janë duke vazhduar përgatitjet që të zhvillohet takimi trepalësh Turqi-Rusi-Iran në lidhje me Sirinë në Turqi.

Ndërkohë Peskov, tërhoqi vëmendjen edhe mbi atë se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për dialog për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës.

"Bisedat e liderëve të dy vendeve mund të vlerësohen pozitive", tha Peskov.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın