Bota

Rusia paralajmëron YPG/PKK-në që të tërhiqet

"Nëse nuk tërhiqen, siguria kufitare siriane dhe policia ushtarake ruse do të jenë të detyruar të tërhiqen dhe sipas marrëveshjes së arritur mes Rusisë dhe Turqisë nëse nuk tërhiqen nga kufiri me Sirinë ushtria turke kalon mbi ta (YPG/PKK)"

Emre Gürkan Abay  | 23.10.2019 - Përdıtësım : 24.10.2019
Rusia paralajmëron YPG/PKK-në që të tërhiqet

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se nëse elementët terroristë të YPG/PKK-së nuk tërhiqen nga kufiri me Sirinë ushtria turke "do të kalojë mbi ta", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët, Peskov ka bërë vlerësime lidhur me marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Rusisë.

Peskov theksoi se SHBA në vitet e fundit ka qenë aleatja më e afërt e elementëve të YPG/PKK-së.

"Si rezultat i kësaj SHBA i braktisi dhe në një mënyrë i tradhtoi ata. Aktualisht i ka lënë ata në kufi dhe preferojnë që t‘i vendosë të luftojnë me turqit", shtoi Peskov.

Peskov tha se në kuadër të marrëveshjes YPG/PKK-ja duhet të tërhiqet nga kufiri, duke shtuar më tej se, "Nëse nuk tërhiqen, siguria kufitare siriane dhe policia ushtarake ruse do të jenë të detyruar të tërhiqen dhe sipas marrëveshjes së arritur mes Rusisë dhe Turqisë nëse nuk tërhiqen nga kufiri me Sirinë ushtria turke kalon mbi ta (YPG/PKK)".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın