Afra Aksoy
07 dhjetor 2017•Përditësim: 07 dhjetor 2017
ADEN (AA) – Qeveria e Jemenit u shpreh se nuk e njohin vendimin e SHBA-ve për njohje të Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit” si dhe theksoi se janë pranë popullit palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Jemenit, SABA, në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jemenit shprehet qëndrimi “palëkundur dhe parimor” i Jemenit pranë popullit të Palestinës. Në deklaratë po ashtu shprehet mbështetja e Jemenit për "të drejtën e popullit palestinez për përcaktimin e fatit të Jerusalemit, në kryeqytetin e tokave të tyre të pushtuara".
Duke u vlerësuar vendimin në fjalësi si “shkelje të të drejtave ndërkombëtare”, në deklaratë theksohet se Jerusalemi ka një rëndësi shpirtërore, fetare, kulturore dhe historike për muslimanët dhe të krishterët. Duke iu bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrin qëndrim që ky vendim të mos vihet në praktikë, në deklaratë paralajmërohet se në të kundërtën kjo situatë "mund të sjellë përfundimin e procesit të paqes".
Ndryshe, presidenti amerikan Trump të mërkurën deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet.