Bota

Jemen, vriten disa pjesëtarë të ushtrisë iraniane dhe Hezbollahut

"Milicitë Huthi janë akoma duke dërguar bashkëpunëtorët e tyre në beteja, duke u dhënë iluzion për fitore familjeve të tyre", i tha Muammar Al Eryani agjencisë jemenase të lajmeve Saba

Alı H. M. Abo Rezeg  | 05.02.2020 - Përdıtësım : 06.02.2020
Jemen, vriten disa pjesëtarë të ushtrisë iraniane dhe Hezbollahut

Sana

Disa pjesëtarë të vjetër të ushtrisë iraniane dhe Hezbollahut libanez janë vrarë gjatë përleshjeve me ushtrinë jemenase derisa mbështesnin rebelët Huthi, tha sot ministri i informacionit të Jemenit, Muammar Al-Eryani, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Milicitë Huthi janë akoma duke dërguar bashkëpunëtorët e tyre në beteja, duke u dhënë iluzion për fitore familjeve të tyre", tha Al-Eryani për agjencinë jemenase të lajmeve Saba.

Ai shtoi se qindra rebelë Huthi janë vrarë, përfshirë udhëheqësit e tij të vjetër.

Al-Eryani theksoi se përleshja ende vazhdon në zona përreth kryeqytetit Sanaa.

Rebelët Huthi ende nuk kanë dhënë deklaratë mbi pretendimet. Irani dhe Hezbollahu, gjithashtu nuk i komentuan këto pretendime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın