Ekip
02 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
MARIB (AA) – Pesë komandantë Husi janë vrarë në një sulm ajror të ndërmarrë nga sauditët në veriperëndim të Jemenit, pranë kufirit me Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Një njoftim nuk jepen detaje rreth sulmit, por vetëm konfirmohet se sulmi ndodhi në qytetin Harad në provincën veriore të Hajjahut.
Jemeni në vitin 2014 u përfshi në luftë civile kur rebelët Husi morën kryeqytetin Sana dhe pjesën më të madhe të vendit, duke detyruar qeverinë të kalojë në qytetin bregdetar të Adenit.
Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën një fushatë shkatërruese ajrore që synonte rikthimin e fitimeve ushtarake të Husive në Jemen.
Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 10,000 njerëz, përfshirë civilë të shumtë, janë vrarë deri më sot si rezultat i konfliktit.